Kanë nisur në Maqedoninë e Veriut bisedimet mes partive për krijimin e qeverisë së re. Siç raporton Alsat, gjatë këtyre ditëve ka pasur kontakte mes të gjitha partive.
LSDM-ja e Zaevit është e bindur se shumë shpejt do e formojë qeverinë e re. Edhe VMRO DPMNE-ja ka deklaruar se po zhvillohen bisedime jo formale me të gjitha partitë politike, të cilat kanë fituar mandate.
Nga Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa thonë se synojnë të jenë pjesë përbërëse e qeverisë së re. Sipas tyre 12 mandatet e marra do të jetn vendimtare për formimin e qeverisë.
Nga BDI-ja raportohet se në zhvillimin e bisedimeve për partneritet në qeverinë e re prioritet do të kenë respektimin e tri marrëveshjeve, të Ohrit, Prespës dhe ajo me Bullgarinë, duke e lënë nën hije premtimin parazgjedhor për një kryeministër shqiptar.