Pacientët e prekur nga Covid-19 së shpejti do të mund të nisin të trajtohen me plazmën e atyre që tashmë e kanë kaluar këtë sëmundje.
Mjekët e Klinikës Innfektive në Kosovë thonë se në mungesë të një bari efektiv deri më tani edhe Kosova, si shumë shtete, është duke shqyrtuar edhe këtë mundësi të trajtimit të pacientëve, shkruan Koha.
Trajtimi me plazmën e gjakut, e cila përmban antitrupat e të shëruarve sipas mjekëve nuk është procedurë e panjohur. Një formë e tillë e trajtimit ishte përdorur gjatë pandemisë së variolës në vitin 1972.
Ministria e Shëndetësisë ka thënë se çështja e plazmës është duke u diskutuar mes ministrisë, QKUK-së e transfuzionit të Gjakut, por që mendimin profesional rreth kësaj do ta thonë profesionistët nga shërbimet klinike përkatëse.