Vendosni fjalën kyçe....

Shembja e pallatit 6-katësh në Durrës nga tërmeti, ndalohet pronari i lokalit që kishte ndërhyrë në strukturë


Është ndaluar pronari i lokalit i cili ishte shpallur në kërkim pasi kishte ndërhyrë në biznesin e tij dhe si pasojë nga tërmeti i 26 nëntorit u shemb pallati 6-katësh.

44-vjeçari me iniciale A.T u ndalua nga policia e Durrësit pasi ishte shpallur në kërim për veprën penale “vrasja në rrethana të tjera cilësuese” ndërsa gjykata kishte dhënë masën arrest me burg.

Nga shembja e pallatit në lagjen nr.6 të qytetit të Durrësit humbën jetën 2 shtetase.

Kishte bërë ndërhyrje në biznesin e tij lokal dhe për pasojë u shemb pallati 6-katësh nga tërmeti i datës 26.11.2019, Policia e Durrësit ndalon pronarin e lokalit “Barons”, i cili ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës ekzekutuan urdhrin e ndalimit për shtetasin A. T., 44 vjeç, banues në Durrës.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg “, pasi dyshohet se nga ndërhyrjet që ka bërë në biznesin e tij lokal, në lagjen nr. 6 dhe nga tërmeti i datës 26.11.2019 është shembur pallati 6-katësh dhe si pasojë humbën jetën 2 shtetase.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”-thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *