Vendosni fjalën kyçe....

Vasili riposton videon e Bildit: Opozita kërkon listat e hapura në emër të popullit, Rama dhe Gjiknuri hajdutë të votave flasin në emër të tij


Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar kundër Gjiknurit lidhur me kërkesat e parashtruara nga ai për hapjen e listave.

Vasili ka ripostuar videon e përgjimeve të Bild për votat e vjedhura në Dibër për të cilat bën përgjegjës Ramën dhe Gjiknurin.

Sipas Vasilit është opozita ajo që po kërkon listat e hapura 100% në emër të popullit.

Postimi i plotë:

Hajdutet e votave flasin ne “emër” të popullit !?

Rama dhe Gjiknuri, hajdutë të certifikuar të votave të popullit me krimin e organizuar, kanë surrat dhe flasin gjoja në emër të tij.

Ndryshimi i njëanshem i Kushtetutës nga Rama është vetëm në emër të krimit dhe kundër popullit.

Opozita kërkon Listat e hapura 100% në emër të popullit.

Koalicionin e shqiptareve kundër Edi Ramës nuk e ndal e nuk dhe mund dot askush.

Rama në shtërzimet e humbjes po sillet pështirshëm si zvarranik politik.

Shiheni VIDEON se si hajdutet rilindas të votave, të njohur botërisht, i vene vulën vjedhjes së votës me krimin në Dibër.

Kujtojeni këtë VIDEO sa herë që këta hajdutë do të guxojnë të flasin për reformën zgjedhore dhe përbuzini dhe poshtëroini pa mëshirë ata dhe zorrat qorre përqark tyre.

Kjo VIDEO është bërë publike nga Gazeta gjermane BILD dhe njihet anë e mbanë botës.

Shqiptarëve nuk u lejohet ta harrojnë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *