Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç: Serbia do nisë fushatën e ç’njohjeve nëse Kosova aplikon për anëtarësim në organizata ndërkombëtare


Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç i është përgjigjur Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, i cili tha se s’ka asnjë pauzë sa i përket anëtarësimit të shtetit kosovarë nëpër organizata ndërkombëtare. Ka thënë se do të vazhdojnë fushatën e ç’njohjeve për Kosovën e ndaluar me kërkesë të Amerikanëve që planifikonin t’i takonin palët në Washington më 27 qershor.

“Iu premtoj se do të jemi pesëfish me të suksesshëm në aksionin e tërheqjes së njohjeve”, ka theksuar Vuçiçi.

Megjithatë, Vuçiçka paralajmëruar të dielën Kosovën që të mos i nënvlerësojë forcat serbe të sigurisë dhe se nuk do të arrihet asgjë “me ngritjen e tensioneve”.

“Nëse dikush mendon se përmes provokimeve do të mund të arrijë ndonjë rezultat – nuk do ta shihni atë film”, u ka thënë Vuçiçi gazetarëve pas vizitës në batalionit serb të tankeve në Mitrovicën e Sremit, raportojnë mediet serbe, shkruan Gazeta Express.

Ai ka paralajmëruar se Serbia do të presë që fillimisht ta shohë përpjekjen e Kosovës për t’u anëtarësuar në ndonjë organizatë ndërkombëtare dhe se më pas “po qe se nuk i qetësojnë mentorët e tyre”, do ta vazhdojë fushatën e tërheqjes së njohjeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *