Vendosni fjalën kyçe....

Yjet e Hollivudit mbështesin fuqishëm protestat në SHBA, bëjnë thirrje për heqjen e financimeve të policisë


Të famshmit e Hollivudit kanë përsëritur thirrjet e tyre për të hequr financimet ndaj policisë në SHBA ndërsa kaë shprehur mbështetjen e plotë për protestat në SHBA me anë të një peticioni të ri.

Yjet e Hollivudit përfshijnë aktorët Debra Messing, Natalie Portman, John Legend, Jane Fonda, Kendrick Sampson dhe Joaquin Phoenix, të cilët kanë shtuar emrat e tyre në peticionin, që po u bën thirrje politikanëve të zvogëlojnë shpenzimet e policisë dhe të rrisin fondet për programet në komunitet dhe nisma të tjera lokale.

“Ne bashkohemi në solidaritet me luftëtarët e lirisë në Minneapolis, Louisville dhe në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Dhe ne bëjmë thirrje për t’i dhënë fund terrorit të policisë”. – thuhet ndër të tjera në peticion.

Peticioni përshkruan tre kërkesa për politikanët vendas:

  1. Mos votoni për të gjitha rritjet në buxhetet e policisë
  2. Votoni për të ulur shpenzimet dhe buxhetet e policisë
  3. Votoni për të rritur shpenzimet për programet e kujdesit shëndetësor, arsimit e komunitetit, që na mbajnë të sigurt

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *