Gjykata ka dënuar me 4 muaj burg ish-lojtarin e kombëtares shqiptare të futbollit, Klodian Duro.
43-vjeçari u shpall fajtor për përndjekje ndaj ish-bashkëshortes, të cilës i ka shkuar në shtëpi ndërkohë që ajo kishte urdhër mbrojtjeje.
Por pavarësisht dënimit me 4 muaj burg, Duro nuk do të qëndrojë në qeli pasi e ka shlyer në masën e sigurisë “arrest shtëpie” si masë sigurie gjatë kohës së hetimit dhe gjykimit.
Para disa muajsh, Duro u denoncua nga ish-bashkëshortja, e cila kërkoi ndihmën e forcave të rendit të ndëhynte pas një mosmarrëveshjeje mes tyre.