Miliarderi i Microsoft-it, Bill Gates, u ankua se SHBA-të as nuk i janë afruar të bërit sa duhet për të luftuar pandeminë Covid-19, para se të paralajmëronte se vaksina që ai dëshiron të injektojë te çdo njeri në Tokë, kërkon së pari pëlqimin e tyre.
Duke folur me Anderson Cooper në një emision të CNN të enjten, Gates këmbënguli se SHBA-të ‘po përjetonin një rikthim’ të virusit Covid-19 madje edhe duke llogaritur rritjen e testimit.
Gates u shfaq i mëzitur lidhur me faktin se Uashingtoni nuk po i ndiqte më nga afër udhëzimet e tij. Ai fajësoi administratën Trump për numrat më të lartë të infeksionit në SHBA, pasi sipas tij ajo nuk ka marrë të njëjta masa si të gjithë vendet e tjera.
“Vendet e tjera po frenojnë sjelljen e tyre, duke vendosur bllokime kufizuese dhe karantina dhe duke ndjekur gjurmime gjithëpërfshirëse të kontaktit.” – tha Gates.
Gates, i cili ka shprehur vazhdimisht një dëshirë për të vaksinojë popullatën e botës me çfarëdo vaksine që del nga laboratorët hulumtues që ai po financon, pranoi se vaksinimi mund të nisë para se ai të funksionojë në mënyrë perfekte.
“Është e mundur që vaksina do të jetë më e mirë për t’ju mbrojtur individualisht dhe të mos ju ndalojë të transmetoni. Nuk është e garantuar që vaksina të jetë një bllokues i përsosur i transmetimit.” – shtoi ai.
Rreth 70 deri 80 përqind e popullsisë së botës do të duhet të marrë vaksinën para se dikush të shpresojë të jetojë përsëri një jetë normale shpjegoi Gates, duke nënkuptuar se ata nuk kishin zgjidhje tjetër.