Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon një pjesë të murit kufitar mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës që bie në tokë pas stuhisë tropikale Hanna. Video u postua të dielën në Twitter nga gazetarja Yadith Valdez duke e filmuar gjithë incidentin nga ana meksikane e kufirit.
Video u përdor nga kritikët për të përqeshur murin e ndërtuar nga Donald Trump, një premtim i tij zgjedhor. Deri tani, Shtetet e Bashkuar kanë investuar 11 miliardë dollarë për të ndërtuar murin në kufirin ndarës me Meksikën, ndërsa totali i shpenzimeve mendohet të arrijë deri në 21,6 miliardë dollarë.
Media meksikane “Debate” tha se video ishte filmuar në kufirin e Teksasit në qytetin Kamargo, por gazetari i “Washington Post”, Nick Miroff, tha se Patrulla Kufitare i kishte thënë se video nuk ishte regjistruar në atë zonë, por ndoshta në Arizona.