Vendosni fjalën kyçe....

Gazetarit grek i bëjnë atentat jashtë banesës së tij


Dy burra me kapuç i kanë bërë pritë gazetarit dhe botuesit të njohur grek Stefanos Chios, jashtë shtëpisë së tij në Vrilissia.

Siç shkruan gazeta Protothema, pak pas orës tre të mëngjesit, ndërsa kthehej në shtëpi, Stefanos Chios u qëllua dy herë në qafë dhe brinjë. Ndërsa dy plumba të tjerë goditën makinën e tij.

Sipas informacioneve, sapo u shfaq Stefanos Chios, njëri prej autorëve iu afrua ndërsa ai ishte ende në makinën e tij dhe e qëlloi dy herë nga dritarja anësore e shoferit.

Gazetari reagoi menjëherë, duke hapur me forcë derën e makinës së tij dhe duke goditur agresorin e duke i bllokuar armën.

Ai filloi të bërtiste dhe gruaja e tij nxitoi të shihte se çpo ndodhte. Më pas, gazetari u dërgua në spital  i mbuluar me gjak.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *