Vendosni fjalën kyçe....

Kosova fut në karantinë të gjithë qytetarët që kthehen nga Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit


Ministrinë e Shëndetësisë e Kosovës ka prezantuar masat e reja në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Ndër masat e mara nga autoritetet është vetëizolimi për shtatë ditë, për të gjithë personat që kthehen nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia.

Por si do të menaxhohet e gjithë kjo procedurë, në dokumentin ekskluziv të cilin e posedon Klan Kosova,  thuhet se të gjithë këta persona  me rrezikshmëri infeksioni, do të monitorohen nga shtabet komunale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Të gjithë personat që do të vetë-izolohen evidentohen në regjistër nga Policia e Kosovës në të gjitha pikat kufitare të territorit të Republikës së Kosovës; Këta persona do të monitorohen nga shtabet komunale  në bashkëpunim me Policinë e Kosovës”-thuhet në vendim.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *