Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi voton kundër shkarkimit të Metës


Kuvendi ka votuar kundër shkarkimit të presidentit Meta.

78 deputetë votuan kundër shkarkimit të kreut të shtetit, 8 abstenuan ndërsa 17 deputetë votuan kundër gjetjeve të raportit të Komisionit Hetimor të ngritur nga shumica për shkarkimin e Metës.

Vota kundër u paralajmërua nga kryeministri Rama e kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla.

Kreu i qeverisë tha se presidenti Meta kishte kryer shkelje por jo të mjaftueshme për ta shkarkuar.

Po kështu Balla, tha se Meta e kishte shkelur Kushtetutën por nuk do shkarkohej pasi shumica beson në ndarjen e pushteteve dhe në shtetin ligjor.

Ndërkohë, demokrati Murrizi bëri thirrje për shkarkimin e presidentit Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *