Vendosni fjalën kyçe....

Manja prezanton raportin final për shkarkimin e Metës: Edhe nëse e votonim, fjalën e fundit e kishte Kushtetuesja


Ditën e sotme në Kuvend po diskutohet lidhur me ligjshmërinë e veprimtarisë së Presidentit Meta në anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019 si dhe në procedurat për betimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Seanca ka nisur prej orës 10:00, ku deputeti socialist Ulsi Manja i cili është edhe kreu i Komisionit Hetimor kundër Metës tha për raportin final se është një “gur kilometrik i veçantë në historinë e këtij parlamenti”.

Manja tha se aktet e presidentit, nuk janë të mjaftueshme për shkarkimin e  tij.

“Komisioni Hetimor ka arritur në përfundimit se Dekreti i presidentit, për shfuqizimin e dekretit për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore si dhe dekreti për emërimin e Marsida Xhaferllarit si gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese, janë akte dhe vendime antikushtetuese. Shkeljet e presidentit, referuar rrethanave të caktuara, pasojave që kanë sjellë, si dhe duke mbajtur parasysh rolin e Kuvendit, janë shkelje që nuk çojnë domosdoshmërisht në shkeljen e presidentit, por çojnë në masa për të evituar situata bllokuese të qëllimta ose jo, të veprimtarisë së shtetit në të ardhmen.”– tha Manja.

Deputeti socialist zbuloi se vetëm dy deputetë të opozitës parlamentare nuk ndajnë të njëjtin mendim dhe kërkojnë shkarkim të presidentit. Ata janë Alban Zeneli e Halit Valteri. Manja tha se edhe nëse do votonin pro shkarkimit të presidentit, fjalën e fundit do e jepte Gjykata Kushtetuese.

 “Komisioni ka miratuar me vendim përfundimtar raportin hetimor: bashkëngjitur është plani i hetimit vendimmarrjet e komisionit dhe të gjitha aktet e administruara.

44 faqe nga 49, janë votuar nga 7 kolegë deputetë e që përbëjnë raportin përfundimtar,
ndërsa 5 faqe janë mendimi i pakicës, dy kolegëve Halit valteri dhe Alban Zeneli.

Raporti që do mbaj sot është i një natyre tërësisht ligjore, me argumente kushtetues e ligjor e s’do jetë një raport i themeluar në konsiderata politike.

Edhe nëse Kuvendi vlerëson kërkesën për shkarkimin e presidentit, Gjykata Kushtetuese është ajo që jep verdiktin përfundimtar për kërkesën e shkarkimit të presidentit”, tha Manja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *