Kreu i Shtetit Ilir Meta në një postim në rrjetet sociale ka paralajmëruar se për qytetarët po afron ora që të zgjedhin përveç deputetëve edhe Presidentin e Republikës drejtpërdrejt nga vota e tyre.
Gjithashtu Meta është zotuar që me zgjedhjen e parlamentit të ri të miratojë ligjin që zhbllokon referendumet.
Postimi i plotë:
Duke kujtuar 1-vjetorin e “Luanit të Artë” të Venecias, sot më duhet të riangazhohem që së bashku me Parlamentin e ardhshëm të miratojmë Ligjin për Referendumet në mënyrë që armiqtē e POPULLIT të mos lodhen kaq shumë duke folur në emër të Tij.
POPULLI FLET VETË ME ZËRIN DHE VOTËN E TIJ!
PO AFRON ORA QË TË RIMARRË TËRËSISHT SOVRANITETIN NË DUART E TIJ:
1. – Deputetët 100% nga Populli.
2. – President i Republikës nga Populli.
3. – Ligj për zhbllokimin e së drejtës kushtetuese për Referendumet.
POPULLI I 2 MARSIT është garancia më e mirë.
POPULLI nuk ka ikur nga Bulevardi. Do largohet vetëm ditën kur të miratohet Ligji për Referendumet.