Vendosni fjalën kyçe....

 “Mos bëni ndryshime në Kushtetutë, për të favorizuar veten” – apeli i zyrtarit të lartë në Bundestag për qeverinë shqiptare


Reporteri për Shqipërinë në Grupin Parlamentar CDU/CSU, Christian Schmidt, i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare që të mos bëjë veprime të njëanshme me ndryshimin e Kushtetutës dhe heqjen e të drejtës për koalicione parazgjedhore.

 “Me shqetësim të madh po shoh se Partia Socialiste po tenton ndryshime të tjera jashtë marrëveshjes: konkretisht po tenton heqjen nga Kushtetuta të së drejtës për koalicione parazgjedhore. Për të favorizuar vetveten?

Bëni kujdes! Ndryshime të tjera bëhen vetëm, nëse partitë e rëndësishme brenda dhe jashtë parlamentit bien dakord për to.

Jam i bindur se kryeministri Rama, i cili është edhe kryetar i radhës së OSBE-së, do ta mbrojë frymën e marrëveshjes së 5 qershorit mes të gjitha partive. Besimi reciprok është i domosdoshëm!”- shkruan Schimt, i cili është një nga figurat kryesore të CDU/CSU në Bundestagun gjerman.

Para tij, edhe Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi dhe SHBA-të i kërkuan qeverisë Rama që të mos tentojë ndryshimet kushtetuese, pa gjithëpërfshirjen dhe konsensusin e opozitës.

Lidhur me qëndrimin e Schmidt, ka reaguar edhe presidenti i vendit Ilir Meta, i cili thotë se është “Koha për t’i dëgjuar avokatët më seriozë dhe më të besueshëm për të ardhmen europiane të Shqipërisë!”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *