Vendosni fjalën kyçe....

Muzikë pas orës 20:00, gjobiten me nga 10 milionë lekë 19 lokale


 

Policia ka gjobitur 11 administratorë lokalesh me nga 10 milionë lekë gjobë.

Ndëshkimi sipas bluve vjen për shkak të shkeljes së masave të vendosura nga qeveria për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Sipas policisë, administratorët e lokaleve në Tiranë Durrës, Lezhë, Vlorë e Korçë janë kapur duke lejuar muzikën në mjediset e tyre pas orës 20:00.

“Strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, krahas kryerjes së detyrave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet intensive për zbatimin e masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme në subjekte të ndryshme, në zbatim të Akteve Normative, gjatë fundjavës janë ndëshkuar me nga 1 milion lekë, 19 administratorë lokalesh që janë konstatuar duke ushtruar aktivitet me muzikë pas orës 20.00 apo nuk kanë respektuar protokollet e sigurisë, konkretisht:

7 lokale në Tiranë, 4 në Durrës, 4 në Lezhë, 3 në Vlorë dhe 1 në Korçë.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.” – thuhet në njoftim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *