Vendosni fjalën kyçe....

Në orën 12:00 mbyllen të gjitha lokalet në Kosovë në shenjë proteste


Gastronomët, bizneset dhe zejet e Kosovës, të pakënaqur me vendimet e qeverisë për parandalimin e koronavirusit do të dalin të protestojnë sot në orën 12:00.

Në këtë orë, të gjitha këto lokale do të mbyllen dhe simbolikisht çelësat do t’ia dorëzojnë Qeverisë së Kosovës.

Kjo protestë vjen për shkak të humbjeve të mëdha që kanë pësuar bizneset, si pasojë e mbylljes për shkak të koronavirusit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *