Qeveria e Kosovës ka vendosur të shpërndajë rreth 500 mijë maska falas për qytetarët.
Lajmi është dhënë nga ministri i Shëndetësisë, Zemaj, sipas të cilit, maskat kanë ardhur në vend si rezultati e një dhurimi nga diaspora dhe ato do shpërndahen në komunat e vendit.
“Sot në emër të Qeverisë, zv-kryeministri Besnik Tahiri do të jap lajmin se do të shpërndahet në të gjitha komunat e Kosovës një donacion i ardhur nga diaspora. Janë më shumë se gjysmë milioni maska që do të shpërndahen në duart e qytetarëve tanë”, ka deklaruar Zemaj, shkruan Lajmi.
Tani për tani Kosova numëron 185 viktima lidhur me Covid-19 me 8 persona që kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.