Vendosni fjalën kyçe....

Rama i prerë: Ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut do i pranojnë të gjithë


Kryeministri Rama paralajmëroi se ndryshimet kushtetuese që do miratohen më 30 korrik do duhet t’i pranojnë të gjithë, duke përfshirë edhe presidentin.

Ai shtoi se ndryshe nga sa pretendon PD-ja, koalicionet nuk do hiqen thjesht do rigrupohen sipas modeleve europiane.

“Kushtetuta e ka shkruar e zeza mbi të bardhë, që presidentit as nuk i kërkohet fare të ketë një opinion, thjesht duhet ta pranojë siç do e pranojnë të gjithë. Kështu do ta njohin dhe do t’i nënshtrohen ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut të gjithë. 30 korriku nuk lëviz, të jeni të qartë, pastaj problematika si hapja e listave, patjetër që mund të jetë dhe 100%, por kjo bëhet me diskutim dhe jo me ultimatume e statuse.

E dyta, koalicionet, vazhdojnë prapë se do hiqen koalicionet, e çuditën dynjanë. Të drejtën për t’u bashkuar në një çadër ne nuk do ta heqim, por do ta sanksionojmë. Më 30 korrik do të votojmë atë që kemi rënë dakord, listat do të hapen dhe koalicionet do të ndërtohen si kudo në Evropë.” – tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *