Vendosni fjalën kyçe....

Të shtënat me armë në Vlorë, policia arreston të dyshuarin: Ishte i dehur


Arrestohet i dyshuari për të shtënat me armë që u qëlluan një ditë më parë në Vlorë, në drejtim të një karburanti.

I arrestuari është një 36-vjeçar me inicialet Xh.S, i cili sipas policisë ka qenë i dehur në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

“Në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, shtetasi Xh. S., 36 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike, dyshohet se ka qëlluar një herë me armë zjarri në ajër, në lokalin pranë një karburanti.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur prangosjen e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit Xh. S.”– thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *