Vendosni fjalën kyçe....

Thirrja e Murrizit: Ata deputetë që firmosën, të votojnë për shkarkimin e Metës


Nënkryetari demokrat i Kuvendit, Murrizi, bëri thirrje për shkarkimin e presidentit Meta.

Gjatë fjalës së tij në seancën parlamentare, ai tha se deputetët që firmosën, të votojnë për shkarkimin e presidentit.

Ai shtoi se e vlerëson Metën për qëndresën e bërë në vitint 2008 dhe se shpreson që t’i përshëndesë ndryshimet e paralajmëruara më 30 korrik.

“Jeni ortakë, nuk e shkarkoni njëri-tjetrin. Ju ngritët komisionin, ai thirri 2 marsin dhe ngriti kundërshtarët tuaj. Ulsiu u nis të shkarkojë Metën, por ka shumë mundësi që pas kësaj seance o shkarkohet Ulsiu, o shkarkohen të gjithë anëtarët e atij komisioni. Unë do doja që ata deputetë që firmosën, të votonin për shkarkimin e presidentit Meta. Kolegët u mblodhën dhe firmosën rrufe për ta shkarkuar, por kush i trembi? Presidentin Meta e vlerësoj si heroik për qëndrimin e 2008-ës dhe shpresoj shumë ta përshëndesë 30 korrikun e të mos fshihet. Duhet ta përshëndesë, sepse shqiptarët presin me padurim të çahet muri i kalbur i këtyre 30 viteve.” – tha ndër të tjera Murrizi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *