Vendosni fjalën kyçe....

Zyrtari i fushatës së presidentit Trump: Joe Biden, një “Kalë Troje” i së majtës ekstreme


Kandidati demokrat për president të SHBA-ve është një ‘Kalë Troje’ i së majtës ekstreme e do shfrytëzohet prej saj, tha Drejtori i Komunikimit për fushatën e presidentit Trump, Tim Murtaugh.

“Joe Biden është një anije bosh. Ai është një kandidat ‘Kalë Troje’ që e majta ekstreme do e përdorë për të mbushur dhe përparuar axhendën e saj radikale,” – tha Murtaugh, në një intervistë të dhënë për Breitbart Neës.

Murtaugh vuri në dukje se Biden kohët e fundit iu desh të ‘bashkojë armët’ me senatorin Bernie Sanders në një platformë të përbashkët, për të cilën ai tha se kishte ‘ide të çmendura në të’.

“Ata kërkojnë të fshijnë plotësisht kufijtë tanë, ata nuk do i ruajnë më vendkalimet e paligjshme të kufijve. Ata që i kalojnë ato nuk do të jenë më të paligjshëm, nuk do të ndalojnë njerëzit në kufi. Nëse të huajt e paligjshëm shkojnë në Amerikë, ata do t’u japin atyre kujdes shëndetësor falas dhe ata do t’u japin atyre leje pune në mënyrë që ata të konkurrojnë me amerikanët dhe banorët e ligjshëm për punë.” – tha ai.

Murtaugh shtoi më tej se nëse Biden do zgjidhet president atëherë SHBA-të do bëjnë hapa prapa në në të gjitha drejtimet duke nisur nga marrëveshja e klimës, marrëveshja bërthamore me Iranin etj.

“Joe Biden do e lërë Amerikën prapa. Ai do kthehet në Marrëveshjen e Klimës në Paris, ai do kthehet në Marrëveshjen Bërthamore në Iran, ne fjalë për fjalë do kthehemi në kohëne Obama-s dhe ata zhbëjnë gjithçka që Presidenti Trump ka bërë pozitive për Amerikën gjatë katër viteve të fundit.” – shtoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *