Nga 21 komisionerët të cilët po hetohen për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2017 në Durrës, pjesë e Dosjes 339, 14 prej tyre janë të PD-së, LSI-së e PR-së ndërsa 7 janë të PS-së.
Ditën e sotme, Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit pas kërkesës së SPAK-ut ka lëshuar 22 urdërarreste lidhur me zgjedhjet e vitit 2017 në Durrës.
Siç raporton Shqiptarja, SPAK ka arritur në përfundimin se 14 nga personat që po hetohen kanë qenë përfaqësues të opozitës në komision ndërsa 7 përfaqësues të PS-së.
Bëhet fjalë për ndërhyrjet në 3 qendra votimi në Durrës ku komisionerët akuzohen se kanë lejuar votuesit të votojnë më shumë se një herë.
Komisionerët
Qendra 1508 0 Shetel
Shpëtim Stafa-PD-kryetar
Elidon Stafa-PS-kryetar
Ramiz Tuda-PS
Alfred Marku-PD
Ervis Biba-PD
Emilijan Tuda-LSI
Redi Hysa-PR
Qendra 1335 0 Rubjek kopshti
Bashkim Allushi-PS-kryetar
Jakup Bregu-PD-sekretar
Altin Lala-PS
Kasem Lala-PS
Kujtim Uruçi-PD
Zyhra Lala-LSI
Qemal Domi-PR
Qendra 1336 0 Rubjek shkolla
Basir Bregu-PD-kryetar
Indrit Bici-PS-sekretar
Agim Lala-PS
Qazim Lala-PD
Oriada Lala-LSI
Bujar Sula-PD
Mehdi Lala-PR