Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti i Vetëvendosjes: Më kanë sulmuar fizikisht dy kolegë të LDK-së


Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshnica ka deklaruar se është sulmuar fizikisht në korridoret e Kuvendit të Kosovës nga dy kolegë të LDK-së.

Pas mbledhjes së sotme të Komisionit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Gjysnica pretendon se e kanë sulmuar në korridor deputetët Kujtim Shala dhe Arben Gashi. Madje thotë se incidenti është filmuar në kamera.

“Ashtu siç deklaroi deputetja, kolegia ime sot në mbledhjen e sotme kemi pasur për raportim ministren e MPJD-së dhe në kuadër të debatit ne si deputet kemi nisur një iniciativë e cila e shfaq degradimin në atë ministri, nepotizmin. Në komision ka qenë një qasje selektive dhe na është pamundësuar mundësia të ngrisim skandalet që është përfshirë sistemi ynë diplomatik. Ekzistojnë edhe xhirimet edhe në korridor kur ka ndodhur sulmi. Në momentin kur unë kam filluar t’i shpalos problematikat kanë filluar sulmet verbale. Deputeti Arben Gashi ka përdorur presion verbal. Me të përfunduar mbledhja e komisionit unë mbeta pak më vonë për të dalë sepse me vete kishte dokumente të shumta dhe kam mbetur në sallën e komisionit dhe në momemntitn kur kam dalë në korridor në befasi jam sulmuar fizikisht nga deputetët Kujtim Shala e Arben Gashi”, ka deklaruar deputeti i Vetëvendosjes.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe deputetja Fitore Pacolli. Mirëpo deputeti Kujtim Shala ka mohuar përplasjen fizike me Gjysnicën.

Ai ka thënë për gazetën Express se nuk ka pasur asnjë përplasje, pasi kryetarja e Komisionit e ka ndërprerë mbledhjen, që po transmetohej direkt.

“E dha Arbeni dhe Kryetarja e Komisionit. I gjithë takimi është transmetuar direkt. Është ndërprerë nga Kryetarja. Asnjë përplasje nuk kishte pastaj”, thotë Shala.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *