Vendosni fjalën kyçe....

Erion Veliaj infektohet me Covid-19


Kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj, ka dalë i prekur nga Covid-19.

Lajmin e ka dhënë vetë Veliaj nëpërmjet një statusi në Facebook.

Ai shkruan se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se do vijojë të punojë nga shtëpia. Ai bën njëherazi thirrje për qytetarët që të mbajnë masën e të lajnë duart sa më shpesh.

“Miq, pas testit më njofuan se dola pozitiv nga covid-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia. Askush prej nesh nuk është imun ndaj këtij virusi, ndaj JU LUTEM…JU LUTEM mos harroni të lani duart sa më shpesh dhe mbani maskë për të mbrojtur sa më shumë veten dhe familjarët tuaj! Lus më të mirën për familjet tuaja! Shëndet e dashuri të gjithëve dhe mirënjohje e thellë mjekëve heronj! Do shihemi sërish!” – shkruan Veliaj në Facebook.

Veliaj është zyrtari i parë i lartë në Shqipëri që preket nga Covid-19. Në Kosovë janë prekur deri tani disa deputetë të Kuvendit si dhe kreu i LDK-së, Mustafa.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *