Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj: Edhe pse në koalicion, te interesi kombëtar s’lëshojmë pe


 

Ish-kryeministri i Kosovës, tashmë pjesë e qeverisë së Kosovës, Haradinaj, ka thënë se partia që drejton nuk lëshon pe kur vjen te interesi kombëtar.

Ditën e djeshme ai kritikoi kryeministrin e Kosovës, Hoti, lidhur me ato që i quajti shëtitje nëpër Bruksel e jo negociata. Haradinaj ka pohuar se koalicioni qeverisës nuk ia pamundëson fokusimin te interesi kombëtar.

“Ne nuk lëshojmë pe në tema të interesit kombëtar. Koalicioni qeverisës nuk duhet t’i mbyllë sytë dhe të heshtë para dëmeve që i bëhen vendit. Nuk do ta bëjmë këtë. Aleanca te interesi kombëtar nuk do të bëjë kompromis.” – ka thënë Haradindaj, raporton Lajmi.

Haradinaj e ka kundërshtuar emërimin e Skënder Hysenit si koordinator shtetëror për negociatat Kosovë-Serbi dhe kjo gjë të përkrahet vetëm nga Presidenti Thaçi.

“Është e pashpjegueshme që presidenti i vendit me përkrah koordinatorin, ndërkohë që ne nuk kemi qenë në konsulta. Unë pres që edhe në LDK-ja të ketë kundërshtime në këtë qasje të Hotit.” – shtoi ai.

Po kështu Haradinaj bëri thirrje që pjesë e procesit të dialogut me Serbinë të jenë edhe SHBA-të.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *