Deri më sot kanë qenë të mbyllura pishinat për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e Covid-19.
Mirëpo Inspektoriati i Shëndetit Publik ka vendosur të bëjë një lehtësim duke lejuar hapjen e pushinave vetëm në ambiente të hapura.
“Lejohet të operojnë në të gjithë vendin vetëm pishinat në ambientet e hapura, duke respektuar kërkesat e legjislacionit në fuqi.”, thuhet në urdhrin e firmosur nga drejtoresha e Inspektoratit të Shëndetit Publik, Albana Fico.
Ndërkohë, hapja e pishinave në ambiente të mbyllura mbetet e ndaluar deri në një urdhër të dytë.