Vendosni fjalën kyçe....

Kimikatet në kremin kundër rrezeve të diellit mund të jenë kancerogjene, SHBA-të nisin hetimin


Një studim i dytë i madh ka zbuluar që përbërësit aktivë në kremin kundër diellit thithen në gjak në nivele potencialisht të rrezikshme.

Qeveria amerikane tani është duke hetuar rreziqet e mundshme. Ndërsa moti i ngrohtë vazhdon, njerëzit e bllokuar prej muajsh nga bllokimet e koronavirusit kanë filluar të rezervojnë pushimet në plazhe.

Një gjë që pushuesit do të sigurohen që ta kenë më vete është kremi i diellit. Rrezet intensive ultravjollcë nga ylli ynë më i afërt mund të veprojnë si një mutagjen ndaj ADN-së, duke shkaktuar dëme në materialin gjenetik në qelizat e lëkurës.

Dy studime të fundit kanë ardhur nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-ve (FDA) për këtë çështje. Në udhëzimet e veta të agjencisë thuhet se niveli i kimikateve të përthithura nga kremi i diellit në gjak nuk duhet të kalojë 0,5 nanogramë për mililitër. Mbi këtë prag, ata duhet të sigurohen që kimikatet në fjalë nuk janë kancerogjene.

Por hulumtimi zbuloi se të gjashtë përbërësit aktivë (avobenzoni, oksibenzoni, oktokrileni, homosalati, oktizalati dhe oktinooksati) në kremin e diellit e tejkaluan këtë kufi. Për më tepër, ata vazhdojnë të qëndrojnë në qarkullimin e gjakut për javë të tëra pas lyerje me të.

Efektet e tyre në gjak janë të panjohura, por FDA ka hapur një hetim për të përcaktuar nëse ato mund të rritin rrezikun e kancerit, defektet në lindje ose sëmundjet e tjera.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *