Vendosni fjalën kyçe....

Kryeprokurori amerikan: Protestat e anarkistëve, sulm i koordinuar ndaj qeverisë amerikane


Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-ve, Barr, tha se ‘anarkistët e dhunshëm’ i kanë shndërruar protestat paqësore në brutale, duke veçuar demonstratat e vujueshme në Portland si një sulm të hapur ndaj vetë qeverisë.

Komente erdhën në fjalën hyrëse të Barr për një seancë dëgjimore të një komiteti më vonë këtë javë, gjatë së cilës Kryeprokurori amerikane dënoi ata që ndihmuan për të shkaktuar dhunë dhe trazira në mes të protestave.

“Në vazhdën e vdekjes së George Floyd, rebelët e dhunshëm dhe anarkistët kanë rrëmbyer protestat e ligjshme për të bërë një shkatërrim të pakuptimtë të bizneseve dhe dhunë ndaj viktimave të pafajshme,” shkroi Barr, duke përmendur Portlandin si një shembull, ku ai tha se një ‘turmë prej qindra rebelësh kanë rrethuar një gjykatë federale çdo natë për dy muajt e fundit.

“Ajo që shpaloset natën rreth gjykatës nuk mund të quhet e arsyeshme; është në mënyrë objektive, një sulm ndaj qeverisë së Shteteve të Bashkuara.”

Barr vuri në dukje se protestuesit në qytet shfaqen çdo natë ‘të gatshëm dhe të armatosur për një përplasje të armatosur, me pistoleta eletrike, sharra, thika, pushkë, çekiçë dhe pajisje shpërthyese,’ duke shtuar se ata kishin hedhur kohët e fundit ‘fishekzjarre të klasit komercial’ ndaj gjykatës ‘në një përpjekje të dukshme për ta djegur atë me gjithë personelin federal brenda’.

Ndërsa Barr tha se afro-amerikanët ende kanë shqetësime të ligjshme për racizmin e institucionalizuar dhe një mosbesim ‘të kuptueshëm’ ndaj policisë, ai argumentoi se trazirat e vazhdueshme janë ‘veprime të pacipa të paligjshmërisë’, të cilat nuk mund të justifikohen nga shqetësimet për sjelljen e keqe të policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *