Autoritetet kineze morën në dorëzim mjediset e konsullatës amerikane në Chengdu, pasi Pekini urdhëroi mbylljen e saj në shenjë hakmarrjeje për mbylljen e konsullatës kineze në Houston, SHBA.
Pasi stafi amerikan u larga nga ndërtesa, autoritetet kineze hynë në pjesën e përparme të godinës dhe e morën në zotërim atë, thuhet në në njoftim të Ministrisë së Jashtme.
Media kineze shpërndau video të një flamuri amerikan duke u ulur rreth orës 6:18 të mëngjesit me kohën lokale të ditës së djeshme.
Pekini e quajti mbylljen një ‘përgjigje të ligjshme dhe të domosdoshme’ ndaj ‘veprimeve të paarsyeshme’ të Uashingtonit në lidhje me objektin e tij diplomatik në Houston, Teksas.