Vendosni fjalën kyçe....

Operacioni “Shpronësimi”, arrestohen 3 ish-punonjës të ARRSH-së


Tre persona janë arrestuar në Durrës ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për operacionin ‘Shpronësimi’ ndërsa zyrtarët akuzohen për shpërdorim detyre.

Sipas policisë, grupi me ish-punonjësit  Autoritetit Rrugor Shqiptar, në shkelje me ligjin kishin shpronësuar një pronë pranë Shkëmbit të Kavajës dhe kishin lejuar një subjekt që të ushtrojë veprimtarinë në kundërshtim me ligjin.

Të arrestuarit janë 40-vjeçarja me iniciale E.B., 53-vjeçarja me iniciale N.D. dhe 57-vjeçari me iniciale A.M, të gjithë banues në Tiranë.

Njoftimi

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin “Shpronësimi”, duke ndaluar 3 shtetas dhe shpallur në kërkim 2 të tjerë, të dyshuar për shpërdorim detyre.

Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi disamujor, kanë goditur një grup me ish – punonjës të Autoritetit Rrugor Shqiptar, të cilët duke shpërdoruar detyrën, kanë shpronësuar një pronë dhe kanë lejuar një subjekt që të ushtrojë aktivitetin në kundërshtim me ligjin, në afërsi të Shkëmbit të Kavajës.

Shërbimet e Policisë kanë bërë ekzekutimin e urdhrave të ndalimit të Prokurorisë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës u ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, shtetasve:

A.M., 57 vjeç, banues në Tiranë;

E.B., 40 vjeçe, banuese në Tiranë;

N.D., 53 vjeçe, banuese në Tiranë.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit S. Ç., për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe M. K., për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Mashtrimit me pasoja të rënda”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *