Kreu i Shtetit Ilir Meta, në një intervistë për emisionin “A Show” në Syri Tv theksoi se opozita nuk duhet të provokohet me qëllim largimin nga tryeza e Këshillit Politik.
Presidenti i Republikës tha se ka përpjekje për ta provokuar opozitën që ajo të dalë nga tryeza dhe institucionet.
“Opozita nuk duhet të provokohet për t’u larguar nga tryeza e Këshillit Politik. Duhet të jetë e vendosur për t’i qëndruar marrëveshjes së 5 qershorit dhe të bëjë detyrën e saj ndaj vendit. Ka pasur dhe ka përpjekje për ta provokuar opozitën dhe për ta nxjerrë nga tryeza dhe institucionet. Për fat të keq opozita ka rënë shpesh pre e këtyre provokimeve”-deklaroi Meta.