Vendosni fjalën kyçe....

PD i përgjigjet kryeministrit: Heqja e koalicioneve hall i Ramës dhe i krimit


Partia Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pas deklaratës së këtij të fundit se Kuvendi do të votojë më 30 korrik për hapjen e listave dhe ndryshimin e formulës së koalicioneve, paravërishsht kundërshtimeve nga opozita e bashkuar.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, shkruan në Tëitter se halli i kryeministrit Rama janë zgjedhjet e ardhshme. Ai rithekson kërkesat e opozitës së bashkuar, për hapjen 100% të listave të kandidatëve.

“Heqja e koalicioneve parazgjedhore, pragu kombëtar për partitë e vogla dhe ndryshimi i zonave zgjedhore, nuk janë risi, por halli personal i ER me zgjedhjet e ardhshme dhe halli i krimit të organizuar me Qeverinë e ardhshme.

Këtë nuk ta zgjidh dot PD dhe Opozita e Bashkuar, sepse ne koalicionin e kemi me qytetarët dhe atë jemi të vendosur ta ruajmë dhe ti shërbejmë vetëm interesit të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Aktet e njëanshme të koalicionit të krimit të organizuar marrin peng Shqipërinë dhe minojnë zgjedhjet dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Opozita e Bashkuar është 100 % dakord, për hapjen 100 % të listave të kandidatëve. Për këtë jemi të gatshëm të punojmë në një proces gjithëpërfshirës dhe të hapur, pa ndërprerje dhe pa asnjë vonesë.”– shkruan Bardhi.

Pas mosarritjes së një kompromisi mes palëve në mbledhjen e Këshillit Politik, kryeministri Edi Rama deklaroi se Kuvendi në datën 30 korrik do të votonte gjithsesi për ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave dhe ndryshimin e formulës së koalicioneve, ndërsa akuzoi se vetëm sa po përpiqet të pengojë procesin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *