Vendosni fjalën kyçe....

Policia gjen armën e krimit për vrasjen e Emiljano Ramazanit, babë e bir mbeten në burg


Policia ka gjetur në servisin e dy të arrestuarve për vrasjen e Emiljano Ramazanit armën përdorur në atentatin ndaj tij.

Albert dhe Seit Manahasa, 64 vjeç dhe 37 vjeç u arrestuan ditën e djeshme. Nga hetimet e policisë rezultoi se arma e gjetur ishte e njëjta me të cilën u krye vrasja e Ramazanit më 20 korrik në rrethrotullimin e Luleve në Elbasan.

Arma e krimit, një pistoletë model 54 TT, me një krehër dhe një fishek luftarak, u gjet poshtë sabratorit të një makine. Arma u zbulua nga një kontroll të forcave RENEA dhe FNSH ditën e djeshme në ambientet e biznesit të këtyre shtetasve në Peqin, raporton Report Tv.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *