Ditën e sotme, katër të dënuar nga Lezha janë vënë në shënjestër të Operacionit Forca e Ligjit, që iu ka kërkuar deklarimet e pasurive brenda 48 orëve.
Ata janë Gjergj Mirashi, Gjorgjo Gjoka, Albin Dodaj dhe Lulëzim Zefi.
Këta persona janë të dënuar për vepra të ndryshme penale, i pari për Shfrytëzim të prostitucionit”, ndërsa tre të tjerët për trafik të lëndëve narkotike.
NJOFTIMI I POLICISË
Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
Gj. M., banues në Lezhë, i dënuar për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”;
Gj. Gj., banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim;
D., banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Z., banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.