Vendosni fjalën kyçe....

Rama e ka ndarë mendjen: Kuvendi në 30 korrik voton hapjen e listave dhe këtë s’e ndryshoni dot


Kryeministri Edi Rama këmbëngul për një formulë të re për koalicionet, pavarësisht kundërshtimeve të opozitës jashtëparlamentare.

Pak pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, ku palët dolën përsëri pa një consensus mes tyre, Rama shkruan se Kuvendi do votojë në datën 30 korrik ndryshimet kushtetuese.

Rama shkruan se PD dhe LSI vetëm sa po mundohen të marrin peng hapjen e lustave e të zvarrisin procesin,

“Miqve të PD u them shumë thjeshtë: Kuvendi në 30 korrik voton hapjen e listave dhe këtë jo ju, po as ne nuk e ndryshojmë dot, sepse ky është qartësisht vullneti i shqiptarëve edhe përtej partive që sot janë në parlament! Fatmirësisht risitë kushtetuese nuk pengojnë asgjë për ju!

Shqipëria është shumë e vogël për sherre e mosdakordësira që zmadhohen nga hiçi dhe pushteti shkon e vjen po Shqipëria mbetet, prandaj mendoni pak më shumë për Shqipërinë dhe pak më pak për sherrin e radhës, se me sherr as keni fituar e as fitoni dot ju, po lëndohet Shqipëria!

Ju doni lista të hapura 100%!Votimi i 30 korrikut nuk e pengon këtë. Jemi gati ta diskutojmë pa humbur asnjë ditë pas 30 korrikut. Ju doni koalicion parazgjedhor s’e nuk ndaheni dot nga LSI! As këtë s’e pengon votimi i 30 korrikut. Edhe këtë e zgjidhim po të keni vullnet pozitiv.

Shkurt, pengesa juaj sot nuk është as kushtetuese, as juridike, po thjesht politike!Ju doni të merrni peng hapjen e listave e të zvarrisni procesin me alibira absurde. Por për këtë s’keni konsensus nga ne dhe mund ta bëni pa ne, siç bëtë kur dogjët mandatet e kur ikët nga zgjedhjet”– shkruan Rama.

Ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit Politik, përsëri nuk pati dakordësi. Opozita jashtëparlamentare kërkon hapjen 100% të listave me kusht mosndryshimin e formulës së koalicioneve, ndërsa PS-ja nuk heq dorë nga ndryshimi i formulës për koalicionet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *