Vendosni fjalën kyçe....

Salianji: Arrestimet për dosjen 339 treguan pse duhej votimi biometrik


Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji në një intervistë në Syri Tv duke folur për operacionin e SPAK me arrestimet për dosjen 339 tha se prandaj opozita këmbëngulte për votimin biometrik.

Salianji e quajti të gjithë dosjen 339 një skemë të organizuar nga Rama të cilët detyruan komisionerët për të hedhur vota.

“I detyrojnë komisionerët për të hedhur vota për PS. Po votojnë emigrantë që nuk janë në sistem. E gjitha është një skemë e organizuar nga fillimi në fund nga Edi Rama dhe zbatuesit kryesorë janë Vangjush Dako dhe dy deputetë, të cilët kanë dalë në përgjime si të emëruar drejtpërdrejt nga banda e Shijakut”-tha Salianji.

Ish-deputeti theksoi se me votimin biometrik nuk lejohet më të votohet në emër të personave që nuk janë në Shqipëri.

 “Identifikimi biometrik nuk lejon më të votohet në emër të personave që nuk janë në Shqipëri. Në këtë dosje dhe në dosjen e Dibrës ka dalë e gjithë kupola e PS e përfshirë. Ky është një hap fillestar nëse shkon në mënyrë të shpejtë te kupola. Larg o Zot sikur të jetë një operacion propagande për të treguar se këtu ndëshkohet krim zgjedhor”-tha ish-deputeti.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *