Vendosni fjalën kyçe....

Shkarkimet e Cakajt në përfaqësitë diplomatike në Greqi dhe Itali


Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Caka me uljen në karrigen e diplomacisë shqiptare ka bërë shkarkime të shpeshta në personelin e ambasadave dhe konsullatave shqiptare në vendet e huaja.

Por lëvizjet e fundit janë më të bujshme, pasi në ditët e para të korrikut shkarkoi të gjithë stafin diplomatik në Athinë.

Cakaj shkarkoi Ardiana Hobdarin në ambasadën në Athinë dhe propozoi emërimin e Luela Hajdaragën për zëvendësimin e saj.

Një lëvizje kjo që solli edhe debate në Komisionin Parlamentar për Politikën e Jashtme.

Por vetëm disa ditë më pas Athinës u prek edhe konsullata e përgjithshme e Barit.

Sot në media u raportua për shkarkimin e Konsullit Ardian Haskaj. Lidhur me këtë konsullatë të rëndësishme në Itali, Cakaj ka propozuar që të emërohet Genta Mburimi një diplomate e stacionuar në përfaqësinë tonë në Romë./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *