Pas deputetit të LSI-së, Ralf Gjoni, mësohet se nga Covid-19 janë prekur edhe deputeti tjetër i LSI-së, Enver Roshi dhe ai i PS-së, Eljo Hysko.
Më herët, ishte kryebashkiaku Veliaj që njoftoi i pari se ishte prekur nga koronavirusi i ri.
Ndërsa Veliaj e Gjoni e kanë pohuar në rrjetet sociale prekjen nga virusi, dy deputetët e tjerë nuk kanë bërë ende asnjë deklaratë.
Nuk dihet se ku e si e kanë marrë virusin deputetët e lartpërmendur por ata e kanë pohuar të gjithë në të njëjtën ditë prekjen nga Covid-19.
Lajmi është publikuar nga News24 që citon burime të pakonfirmuara.
Ata kanë qenë të pranishëm në seancat e fundit në Kuvend ndërsa nuk ka ende emra të tjerë deputetësh të prekur nga koronavirusi i ri.
Nuk mund të konfirmohet nëse deputetët e prekur nga Covid-19 i kanë respektuar masat mbrojtëse edhe gjatë pushimeve të seancave parlamentare apo në takimet në kafenenën e Kuvendit.