“Twitter”-i i ka ndaluar djalit të madh të presidentit amerikan Donald Trump, që të postojë për 12 orë.
Ky vendim i rrjetit social ka ardhur pas një postimi të Donald Trump Jr, i cili kishte publikuar një video ku flitej për përfitimet që sjell Hidroksilklorina.
Sipas “Twitter”-it, postimi i djalit të presidentit, shkelel rregullat kundër dezinformimit për pandeminë e Covid-19.
Lidhur me përdorimin e ka patur mjaft debate, me disa studime që tregojnë se hidroksilklorina funksionon për parandalimin e koronavirusit, e të tjera që tregojnë të kundërtën. Presidenti Trump që në fillim e ka mbrojtur përdorimin e këtij ilaçi tek pacientët e prekur me koronavirus.
Andy Surabian, i cili është zëdhënës i Donald Trump Jr tha për BBC-në se vendimi i “Twitter”-it nuk kishte qenë i drejtë.
“Twitter-i që pezullon Don Jr për shpërndarjen e një videoje virale të profesionistëve mjekësorë që diskutojnë pikëpamjet e tyre mbi hidroksilklorinën është dëshmi e mëtejshme se teknologjia ka ndërmend të vrasë shprehjen e lirë në internet, dhe është një tjetër shembull i atyre që kryejnë ndërhyrje në zgjedhje për të mbytur zërat republikanë“- tha ai.
Surabian shton: “”Ndërsa ka vërtet shumë mosmarrëveshje në komunitetin mjekësor në lidhje me efikasitetin e Hidroksilklorinës në trajtimin e koronavirusit, ka pasur studime të raportuara nga mediat kryesore si CNN, duke sugjeruar që ai në fakt mund të jetë një trajtim efektiv. Ata që pretendojnë ndryshe gënjejnë për arsye politike.”