Vendosni fjalën kyçe....

Bie në mënyrë drastike numri i viktimave dhe i të prekurve nga Covid-19 në Suedi


Suedia, e cila në mënyrë të famshme shkoi kundër ‘urtësisë’ së zakonshme për të mos imponuar një bllokim lidhur me pandeminë Covid-19, po sheh numrin më të ulët të vdekjeve dhe rasteve të reja me koronavirusin e ri, teksa kombet e tjera evropiane përballen me rikthimin e sëmundjes.

Në dy javët e kaluara, Agjensia e Shëndetit e Suedisë ka regjistruar një rënie të madhe në shifrat e Covid-19.

Vdekjet e regjistruara mesatare kanë rënë në nën 10, ndërsa numri mesatar i rasteve të reja ka rënë shumë më poshtë se 200. Vendi nuk ka parë numër kaq të ulët që nga fundi i marsit.

Që nga e marta, Suedia kishte 79,395 gjithsej raste të konfirmuara me Covid-19 dhe 5.700 vdekje të konfirmuara.

“Kurbat po bien dhe kurbat për të sëmurët rëndë po fillojnë të afrohen drejt zeros.” – tha të martën shefi i vendit, Anders Tegnell, duke informuar gazetarët për situatën.

Suedia mori një përqasje të diskutueshme ndaj Covid-19, duke shkuar kundër vijës mbizotëruese të arsyetimit dhe mosvendosjes së një bllokimi të detyrueshëm kombëtar, duke u mbështetur te qytetarët e saj për të marrë masa paraprake në vend.

Pavarësisht numrave të ulët së fundmi, vendi ka ende një nga numrin më të madh të përgjithshëm të vdekjeve në botë për frymë.

Tegnell mbrojti strategjinë, duke thënë se do të ishte më efektive në planin afatgjatë duke shmangur pasojat që do vinin nga karantina e detyrueshme.

Ai e pranoi dështimin në disa zona, ku virusi u përhap me pasoja si në mesin e banorëve të institucioneve të kujdesit për të moshuarit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *