Ata që janë për rihapjen e shkollave mund të kenë gjetur një aleat surprizë te zyrtarët e agjencive të Kombeve të Bashkuara, përfshirë OBSH-në, të cilët cituan një studim të ri që thotë se fëmijët mund të pësojnë më shumë dëm nga bllokimi sesa pandemia e tanishme.
“Pasojat e pandemisë po shkaktojnë më shumë dëm për fëmijët sesa vetë sëmundja,” tha të hënën drejtoresha e UNICEF, Henrietta H. Fore, duke kërkuar më shumë fonde për t’u marrë me krizën.
Shefi i programit të agjencisë, Victor Aguayo, shtoi se dëmi shkaktohet ‘nga mbyllja e shkollave, nga ndërprerja e shërbimeve të kujdesit shëndetësor, duke mos pasur funksionim të programeve ushqyese’.
Fore u bashkua me drejtorin e Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus, shefin e Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) Qu Dongyu dhe drejtorin e Programit Botëror të Ushqimit, David M. Beasley në nënshkrimin e një thirrjeje për veprim të botuar në Lancet, duke përmendur strategjitë e përgjigjes Covid-19 si ‘distanca fizike, mbyllja e shkollave, kufizimet tregtare dhe bllokimet e vendit’ se si kontribuojnë në kequshqyerjen e fëmijëve në nivel global.
Kjo mund të rrisë numrin e fëmijëve të prekur nga kequshqyerja akute me 6.7 milionë shtesë, mbi 47 milionët e vlerësuara nga Kombet e Bashkuara.