Vendosni fjalën kyçe....

Bylykbashi: Mazhoranca refuzoi hapjen e listave, marrëveshja e 5 qershorit rrezikon të vritet


Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi deklaroi se opozita e bashkuar në mbledhjen e sotme bëri propozime konkrete por nuk mori asnjë përgjigje nga mazhoranca.

Bylykbashi tha se për 5 orë iu kërkua mazhorancës arsyeja pse nuk pranon propozimin e opozitës por nuk mori asgjë përveç këmbënguljes së tyre për të mos lejuar koalicionet.

Përfaqësuesi i PD-së paralajmëroi se në rast të votimit të nesërm në Kuvend të propozimeve të mazhorancës do çonin në prishjen e marrëveshjes së 5 qershorit.

Pas një propozimi shumë konkret që bëri opozita e bashkuar për hapjen e listave 100%, jemi ndeshur për gjithë këto orë nga refuzimi konstant i mazhorancës. Ajo që kërkon mazhoranca është krejt tjetër. Ne kemi kërkuar motivet e refuzimit dhe PS ka refuzuar. PS ka për synim të ndryshojë rregullat e lojës në mënyrë të njëanshme, vetëm gjashtë muaj para zgjedhjeve. Ne e bëmë të qartë se me veprimin e njëanshëm, që janë gati të ndërmarrin nesër me ndryshimet kushtetuese të PS, do të vritet marrëveshja politike e 14 janarit dhe ajo e 5 qershorit, duke minuar një proces kaq të gjatë politik, që do të mundësonte zgjedhje me standard.

Propozimi jonë ka qenë shumë i qartë, që do të çonte në kompromis, që listat të ishin 100% të hapura dhe më pas ndryshimet të bëheshin në Kodin Zgjedhor. Shqiptarët nuk kanë kërkuar asgjë nga ato që po përpiqet të bëjë Edi Rama. Propozimi ynë qëndron ende mbi tryezë, nëse pranon PS, që t’iu afrojmë shqiptarëve mundësinë të vendosin me fuqinë e votës së tyre”-tha Bylykkbashi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *