Vendosni fjalën kyçe....

Cakaj i dërgon letër shefit të Apple, i kërkon paraqitjen e saktë të kufijve të Kosovës në “Apple Maps”


Ministri i Jashtëm në detyrë, Cakaj, ka deklaruar para pak çastesh se në bashkëpunim me homologen e tij në qeverinë e Kosovës, Haradinaj-Stublla, i kanë dërguar një letër drejtorit të Apple, Tim Cook për t’i kërkuar paraqitjen e kufijve të saktë të Republikës së Kosovës në shërbimet e Apple Maps.

Cakaj shkruan se Kosova është e njohur prej shumicës së vendeve të botës demokratike në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Në fund Cakaj thekson se shpreson që Apple do marrë vendimin e drejtë teksa shpreh mbështetjen e Shqipërisë për Republikën e Kosovës.

Në bashkërendim të plotë me Ministren e Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, znj. Meliza Haradinaj-Stublla, sot i kam dërguar një letër drejtorit ekzekutiv të Kompanisë Apple, z. Tim Cook, për t’i kërkuar marrjen e masave të nevojshme për të paraqitur kufijtë e saktë të Republikës së Kosovës në shërbimin e Apple Maps.

Republika e Kosovës është njohur prej shumicës së shteteve të botës demokratike dhe, ashtu siç ka vendosur vetë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, shpallja e pavarësisë së Kosovës është në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar. Ndaj, presim që Apple Inc. të marrë vendimin e drejtë duke vendosur kufijtë e Republikës së Kosovës në hartat e shërbimeve të saj.

Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për Republikën e Kosovës në mënyrë të pakushtëzuar e në çdo rrethanë…” – shkruan Cakaj në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *