Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi: Të ardhurat e përfituara s‘u arkëtuan në Universitetin e Mjekësisë, por në llogari personale


Një student ka denoncuar hapur abuzimet në Këshillin Studentor të Universitetit të Mjekësisë.

Kristi Trako shkruan në Facebook se Këshillit Studentor i është financuar çdo aktivitet, është përfshirë në aktivitet ekonomik edhe pse e ka të ndaluar atë dhe të ardhurat e arkëtuara kanë shkuar në llogari personale.

Më tej në denoncimin e tij, Trako, shkruan se milionat e grabitura po përdoren për të heshtur zërin studentor.

“Do shihnim dje ne nje lajm qe rezistoi dje ne media vetem nje ore sesi Keshilli Studentor UMT gjate viteve 2014-2017, pavaresisht faktit se i eshte financuar cdo aktivitet (qindra milione leke), eshte perfshire ne aktivitete ekonomike (permes tarifave ndaj pjesemarresve) gje qe e ka reptesisht te ndaluar dhe sikur mos mjaftonte kjo, asnje e ardhur qe eshte perftuar nga pjesemarresit nuk eshte arketuar ne UMT, por ne llogari personale. Ju kujtojme te gjitheve qe gjate gjithe ketyre viteve dhe ca me mbrapa nuk do te hapeshin zgjedhjet per Keshill Studentor. Demokracia dhe liria studentore fillonte dhe mbaronte neper eskursione dhe konferenca. Mos harroni per asnje cast se jane pikerisht keto miliona qe kerkojne edhe nje here te fundit te kontrollojne zerin studentor te kesaj hapesire.

Mos lejoni qe keto pak interesa t’iu blejne dinjitetin dhe nje bilete te sigurte neperkembjeje.

Na ndihmoni te shembim njehere dhe mire mentalitetin e qokave dhe qokat e korrupsionit ne emer te studenteve. Na jepni doren tuaj te mposhtim kedo qe mban peng iniciativa,qe vulosin cdo dite sa do vlejme sot dhe mot.” – shkruan Trako.

Më tej, ai u bën thirrje studentëve që të votojnë e të zgjedhin personat që do i përfaqësojnë si duhet dhe do mbajnë premtimet siç kanë bërë në të shkuarën, duke përmendur disa prej arritjeve.

“Te dashur rreth 800 studente qe na besuat me vote per here te pare ne historine e FM, t’iu perfaqesonim si KSFM per dy vite, mos e nenvleresoni per asnje moment se ishte vota juaj, qe na dha mundesine ta jetezojme vizionin tone. Pa kete mbeshtetje, ne nuk do arrinim t’i jepnim dhe njehere fryme nje energjie studentore qe paktin e vetem e kishte me harresen. Neser, ne 30 korrik bejeni kete fryme, trashegimi brezash. Te nderuar specializante, qe para dy viteve nuk ju mundesua te shprehnit vullnetin e te zgjidhnit perfaqesuesin tuaj per hir te pazareve qe ne ate hapesire nuk munguan kurre.

Neser, me 30 korrik keni shansin qe permes votes te mos mbani mbi shpatulla peshen e nje nenvleresimi qe na ben cdo dite te vuajme pasoja qe veshtiresojne cdo aspekt te jetes tone profesionale dhe jo vetem. Pak nga ata qe votuan kunder skuadres tone, per hir te ‘’llafit te shoqerise”, ju ftojme qe neser, ne 30 korrik, pasi pate e deshmuat si ne fakt KSFM mbajti 9 premtime (4 sezone te hapura ku mund te japesh cdo provim, permiresimet , infrastruktura, mentorshipi per lendet qe perceptoheshin te veshtira, godina e kuqe biblioteke, shtrirja ne kohe dhe ne data e sezonit te vjeshtes, aktivitete e trajnime falas etj) e coi drejt zgjidhjes 80 kerkesa, te na jepni vecse besimin se mund te bejme akoma me mire. “Llafin” jepjani te ardhmes dhe jo abuzuesve. Malbori, une dhe ju, le te luftojme bashke dhe mbase do kemi nje shans qe ne krah te kemi njeri tjetrin dhe jo hije largimi apo vetem kujtime.

PS:Dokumentin mund te aksesohet lehtesisht ne zyren e protokollit me numrin qe shenohet ne fleten e meposhtme.” – mbyll reagimin Trako.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *