Vendosni fjalën kyçe....

Doktor Pipero: Duhet kujdes, gripi i stinës mund të shtojë numrin e të sëmurëve


 Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, ka treguar se spitalet shqiptare kanë kapacitet për të përballuar situatën, por paralajmëron se duhet bërë kujdes me gripin stinor. Kjo sepse sipas tij, gripi stinor mund të jetë një faktor shumë i madh për shtimin e rasteve të pacientëve.

“Kapacitete përballuese spitalet shqiptare kanë. Numri mund të vijë duke u shtuar edhe për shkak të gripit stinor. Kapacitete kemi dhe mund të shtohen. Nëse për viruset e gripit stinor kemi një vaksinë dhe qeveria duhet të mendojë për moshat e rrezikuara”– shpjegoi Pipero, ndërsa ishte i ftuar në emisionin “ABC-ja e mëngjesit”, në një bashkëbisedim me gazetarin Enkel Demi.

Ai tha gjithashtu se ende nuk është bërë e qartë nëse Covid-19 lë një imunitet të përkohshëm apo vazhdon gjithë jetën.

“Ndoshta nga fundi tetorit apo fillimi i nëntorit do të kemi një vaksinë, por askush nga ne nuk duhet të presë një mrekulli nga vaksina. Ende nuk dihet nëse ky virus lë një imunitet të përkohshëm, apo për gjithë jetën” – tha mjeku.

Doktor Pipero si çdo herë nuk i kurseu  këshillat e tij për qytetarët  dhe besimin e madh që ka tek ata për t’ja dalë mbanë nga kjo situatë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *