Madonna ka publikuar të njëjtën video për të cilën “Twitter”-i mori masa kundër presidentit amerikan Donald Trump dhe djalit të tij të parë Donald Jr.
USA Today raporton se videoja që u publikua nga Madonna, u mjegullua me një paralajmërim se përmbante “Informacion të rremë”.
“E vërteta do të na çlirojë të gjithëve. Por disa njerëz nuk duan të dëgjojnë të vërtetën.”– shkruan Madonna.
Presidenti Trump, djali i tij Donald Jr., dhe disa të tjerë kishin shpërndarë videon e një grupi mjekësh që promovojnë hidroksilkolinën, si një trajtim për COVID-19 në Facebook dhe Twitter. Por të dyja kompanitë e hoqën përmbajtjen.
Vendimi për të hequr videot ngjalli pretendime për “censurës“. Simone Gold, një nga mjeket në video, theksoi se “gjithmonë ekzistojnë pikëpamje të kundërta në mjekësi”. Por ato duhet të diskutohen mes kolegëve dhe nuk duhet të censurohen.