Vendosni fjalën kyçe....

Halit Valteri kërkesë Ruçit: Nesër të gjithë të bëjnë tamponin


Deputeti Halit Valteri i ka kërkuar kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, që të bëjnë tamponin të gjithë deputetët, për shkak të rasteve të tre deputetëve të konfirmuar ditën e djeshme me koronavirus.

Për shkak të asaj çfarë ndodhi. Shërim sa më të shpejtë kolegëve do t’ju lutesha që pas ditës së enjte të gjithë deputetët të bëjnë tamponin. Ju faleminderit”– tha Valteri.

Gjatë fjalët së tij, deputeti foli dhe për rishikimin e buxhetit duke thënë se shteti është në prag kolapsi si në 1997.

 “Rilindja në 7 vite qeverisje ka rezultuar një dështim i madh. Bilanci i sotëm është katastrofë totale, shteti është në prag kolapsi si në 1997. Edhe militanti më i flakë i rilindjes ka filluar të dyshojë në këtë projekt. Ju zonja ministre jeni personi më pa faj”- tha ai duke iu referuar ministres Denaj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *