Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Opozita nuk po bën luftë për koalicionet, ndryshimet të miratohen me referendum


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një intervistë për News 24, ka deklaruar se lufta e opozitës së bashkuar nuk po bëhet për koalicionet por për integrimin e vendit.

Sipas kryetares së LSI-së, opozita i ka mbyllur marrëdhëniet me Ramën që kur vendosën të digjnin mandatet.

Kryemadhi thekson që ndryshimet të bëhen me referendum pasi nëse votohen në mënyrë të njanëshme Shqipëria rrezikon edhe këtë herë hapjen e negociatave.

Opozita e ka mbyllur marrëdhënien e saj të komunikimit me Edi Ramën që kur dogjëm mandatet. Një njeri arrogant, mashtrues, e kanë parë edhe ndërkombëtarët. E kanë parë që nuk është një piktor, por një i çmendur. Lufta jonë për këtë nuk bëhet për çështjen e koalicioneve por për integrimin europian. Sepse nëse ne humbasim këtë radhë hapjen e negociatavee edhe me kushte, Shqipëria s’do ketë më shanse, madje do ketë sanksione të shumta. Do të ketë izolim total.
Do të bëjë ndryshime? Shkojmë në referendum. Edhe Enver Hoxha që ishte diktator e miratonte me referendum. Edhe kur s’dinin shkrim e këndim e bënte me zar, zgjidhnin gogla
”-tha Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *