I dërguar i posaçëm i SHBA-së për rajonin e Ballkanit, Matheë Palmer deklaroi se marrëveshja e 5 qershorit për reformën zgjedhore pasqyron bashkëpunimin e ngushtë me SHBA-në.
“Marrëveshja e 5 qershorit në Shqipëri për reformën zgjedhore pasqyron bashkëpunimin e ngushtë dhe partneritetin ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës”- tha zoti Palmer, cituar nga Zëri i Amerikës.
Kjo është deklarata e parë e tij për lëvizjet e fundit politike në Shqipëri.
Po ashtu Palmer ke nënvizuar rolin e Bashkimit Evropian dhe të dërguarit të posaçëm evropian, Miroslav Lajcak, për rifillimin e bisedimeve Kosovë – Serbi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
“Shtetet e Bashkuara fuqishëm, publikisht mbështesin këtë proces dhe rolin e zotit Lajçak si dhe nxisin të dyja palët që të bëjnë papara”- tha ai.